
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 21-Maj-2026
Kohëzgjatja: 00:31:00
Kanali: DITARI
VLEN shprehet optimiste se brenda një jave do të zgjidhet çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke paralajmëruar edhe zgjidhje për çështje të tjera të studentëve shqiptarë. Zv/kryeministri Bekim Sali tha se po punohet për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe për ligjin e përfaqësimit të drejtë.
Kreu i LSDM-së Venko Filipçe në kuadër të konferencës “7 dekada më vonë: nga vizioni i Shumanit deri te sfidat gjeopolitike në Evropë” i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski që bashkërisht të realizojnë ndryshimet kushtetuese. Ai paralajmëroi se mosanëtarësimi në BE do të sjellë pasoja ekonomike dhe emigrim të të rinjve.
Maqedonia e Veriut ka siguruar 65.7 milionë euro nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe mekanizmi për reforma dhe rritje i BE-së, ku mbi 30 milionë euro do të transferohen drejtpërdrejt në buxhetin shtetëror. Ministri për Eurointegrime, Bekim Sali, tha se këto mjete janë rezultat i reformave të realizuara dhe progresit të arritur në muajt e fundit.
Institucionet publike shëndetësore në Maqedoninë e Veriut përballen me rreth 1.800 padi nga punonjësit, të cilët kërkojnë mbi dy milionë euro dëmshpërblim. Sipas drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, numri më i madh i padive është në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës.