Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 10.06.2023

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 10-Qershor-2023

Kohëzgjatja: 00:29:09

Kanali: DITARI

TOP LAJMET LSDM-ja do të formojë një grup të punës që do t`i vazhdojë negociatat me VMRO-DPMNE-në dhe partitë tjera politike për operacionalizimin e hapave të ardhshëm me qëllim të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE ka kërkuar që LSDM të deklarohet se cili nga dy propozimet e e tyre është i pranueshëm për ta para se të themelohen grupet e punës. Kryeministri Kovaçevski nuk komenton nëse VMRO-DPMNE do të mbajë fjalën nga deklarimi pas takimit të liderëve.

Pas takimit të liderëve njohësit e rrethanave politike në vend vlersojnë se do të pasojë një periudhë dinamike e cila më tepër do të fokusohet në formën dhe mënyrën se si do të zhvillohet bashkpunimi. Sipas tyre ky është një sinjal pozitiv pasi përbën një hap drejt zhvendosjes së qëndrimeve të opozitës për ndryshimet kushtetuese që deri më tani ka qenë i ngurtë.

Mbi 15 mijë maturantë sot iu nënshtruan provimit të dytë ekstern, që është fakultativ me mundësi që ta zgjedhin një nga shtatë lëndët e ofruara. Interesim më të madh kishte për gjuhën angleze. Sipas maturantëve, testi ishte mesatarisht i lehtë.

Në oborrin e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u shënua 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetori i çlirimit të Kosovës. Në shënimin e kësaj dite historike morën pjesë kerët shtetrorë të Kosovës dhe Shqipërisë.