Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 22.09.2022

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 22-Shtator-2022

Kohëzgjatja: 00:37:09

Kanali: DITARI

Në pritje të debatit kuvendor rreth vazhdimit të afatit për gjendjen e krizës energjetike opozita kritikon qeverinë për mungesë të planit për përballjen me këtë krizë. Nga ana tjetër zëvendës kryemisnitri për çështje ekonomike Fatmir Bytiqi thot se qeveria ka plan konkret për ballafaqimin me krizën energjetik dhe siguron se qytetarët e vendit do të kenë rrymë me çmim jo shumë të shtrenjtë.

Siguria e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të sajë është në rrezik nga kërcënimi rus dhe shtetet që e përkrahin Rusinë, vlerëson profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve politike të Ballkanit, Eduard Xhozef. Ai njëherit shprehet kundër nismës Ballkani i Hapur, e cila sipas tij është e dizajnuar të favorizojë vetëm politikën dhe ekonominë e Serbisë.

Gjendja e sigurisë në vend është stabile ka deklaruar Minsitri i Brendëshëm Oliver Spasovski, sipas të cilit bazuar në të dhënat e shërbimeve të sigurisë nuk ka indikacione për prishjen e sigurisë. Antarësimi në NATO na garanton siguri, sidomos pas invazionit rus në Ukrainë, ka theksuar Spasovski.

Urdhëri i presidentit ruse për mobilizimin e 300 mijë rezenrvistëve për ti dërguar në luftë në Ukrainë dhe paralajmërimi i referendumit në zonat e pushtuara në Ukrainë për të iu bashkangjitur Rusisë, ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare, përfshi presidentin amrikan Biden dhe eurokomesarin Borrell. Derisa presidenti ukrainas Zelensky ka kërkuar ashpërsimin e masave ndaj Rusisë.