Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 05.07.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 5-Korrik-2025

Kohëzgjatja: 00:34:58

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Profesori universitar Mersel Bilalli thotë se pa ndryshime kushtetuese, Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Ai apelon për përgjegjësi politike dhe urgjencë në ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për të shmangur izolimin dhe për të garantuar një të ardhme evropiane për vendin.

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” shpreh shqetësim serioz për vazhdimin e praktikave jolegjitime të Këshillit Gjyqësor. Thekson nevojën urgjente që përparimi në karrierë i gjyqtarëve të bazohet në rezultate reale dhe jo në lidhje personale apo vendime të pashpjeguara.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka theksuar disa nga rezultatet e arritura në luftën kundër krimit dhe korrupsionit që nga marrja e detyrës si minister. Ai tha se ka ardhur koha të tregojmë se shteti është më i fortë se çdo kriminel, se çdo strukturë e korruptuar, dhe ka ardhur koha të rivendosim besimin në institucione dhe për të mbrojtur çdo qytetar.

Në rajonin e Kumanovës dukshëm është rritur numri i zjarreve. Nga Njësia Territoriale e Zjarrëfikësve të Kumanovës thonë se faktori njeri është shkaku i këtyre zjarreve, pasiqë në hapsira të thata po djegin mbeturinat, dhe se të njejtit po rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.