Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 06.07.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 6-Korrik-2025

Kohëzgjatja: 00:37:26

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Në këtë periudhë të temperaturaturave të larta ekstreme, një ndër dukuritë më shqetësuese është rritja e rasteve të ndezjes së deponive të egra që përbën një problem serioz ekologjik dhe shëndetësor. Për të parandaluar rreziqet, ambientalistët dhe mjekët sugjerojnë për kujdes dhe angazhim më të madh të institucioneve dhe qytetarëve të krijojnë një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.

Vendi ynë po përballet me një valë të re virozash që po stërmbushin ambulancat dhe po vendosin sistemin shëndetësor përballë sfidave të mëdha. Mjekët theksojnë rëndësinë e kujdesit të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta për të mbajtur nën kontroll valën e virozave që po përhapet me shpejtësi.

Kryetari aktual i Kisella Vodës, Orce Gjorgievski, do të jetë kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale. Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se ky vendim është marrë duke u bazuar në punën dhe rezultatet që ka treguar Gjeorgjievski, si kryetar komune. Mickoski njëherit bëri të ditur se do të mbështesë VLEN-in, me të vetmin qëllim siç tha ai për të dërguar BDI-në në histori.

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në prezantimin e Planint Operativ të Punësimit 2025 në Strugë, tha se Qeveria po investon në qytetarët, idetë, kapacitetet dhe ambiciet e tyre dhe se përparësi do të kenë bizneset që veprojnë në zonat rurale. Ndërkohë Kryetari i Odës Ekonomike Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, përshëndeti këto nisma, por theksoi se ato nuk janë të mjaftueshme.