Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 04.12.2023

Ditari 1 në TVM2......

Shikime: ...

Date: 4-Dhjetor-2023

Kohëzgjatja: 00:29:59

Kanali: DITARI

Vrasja e nxënëses 14 vjeçare Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski ka tronditur opinionin në vendin tonë. Për këtë vrasje mizore dyshohen pesë persona , tre janë në paraburgim, njëri është jashtë shtetit, ndërsa babai është ndaluar dhe marrë në pyetje tha Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ai më tej u shpreh se i dyshuari që vrau Vanjën, të cilin e quajti monstër, do të dënohet rëndë. Sipas Spasovskit babai i Vanjës ka dhënë udhëzime për kidnapimin e saj. Qëllimi ishte që të merren para nga nëna e të miturës.

Vrasjen makabre të Vanjës dhe Zhexhovskit shumë keq e kanë përjetuar edhe qytetarët e vendit. Ata kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit dhe apelojnë për siguri më të madhe nëpër rrugët e kryeqytetit. Reagojnë edhe partitë politke dhe autoritet shtetërore.

Liderët e partive politike janë dakorduar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 maj, të mërkurën. Ata do të jenë së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të cilat raundi i parë do të jetë më 24 prill, po ditë e mërkurë. 100 ditë para zgjedhjeve ose më 28 janar do të formohet Qeveria teknike dhe se do të respektohet marrëveshja që kryeministri të jetë nga radhët e BDI-së.

Në Kuvend nis debati për propozim buxheti për vitin e ardhshëm i cili peshon 5.5 miliardë euro. Qeveria e karakterizon si një buxhet zhvillimor dhe të qëndrueshëm që ka të gjitha karakteristikat për të mbështetur njëkohësisht zhvillimin. Për opozitën ky propozim buxhet është jo real, dhe i paqëndrueshëm.