Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 21.05.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 22-Maj-2026

Kohëzgjatja: 00:29:51

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Katër persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në unazën e Shkupit, pranë fshatit Mirkovci, pasi një kamion u përplas me një veturë BMË që më pas u përfshi nga flakët. Hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë, ndërsa shoferi i kamionit është ndaluar për marrje në pyetje.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, pas takimeve me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe COELA-s, në Bruksel, deklaroi se mbetet i fuqishëm përkushtimi për avancimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e reformave kyçe sipas standardeve evropiane.

Në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Suedi, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, u takua me homologen bullgare për të diskutuar rikthimin e besimit mes dy vendeve dhe zhbllokimin e integrimit evropian.

Korrupsioni mbetet një nga sfidat më serioze për vendin tonë. Në tribunën publike të organizuar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare “Radika”, paralajmëruan propozime konkrete për reforma në sistemin politik dhe funksionimin e institucioneve, me qëllim kufizimin e korrupsionit dhe forcimin e besimit të qytetarëve.